image KRU “Gjakova” paralajmëron konsumatorët që kanë borxhe se do t’i dërgojë te përmbaruesi

Sociale

KRU “Gjakova” paralajmëron konsumatorët që kanë borxhe se do t’i dërgojë te përmbaruesi

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se Sektori i Shitjes është duke shpërndarë  vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura, se do t’i dërgojë te përmbaruesi nëse nuk i shlyejnë borxhet.

Njoftimi i plotë:

Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat.

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi duke bërë përgatitjen e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për të gjithë  konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore.

Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë faturën e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejt ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve tuaja,  përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngirism procedurat  përmbarimore.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët  që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për  gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri./Gazeta Sinjali/