Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, njofton konsumatorët se kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm.
Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit
“Me theks të veçantë njoftojmë konsumatorët e fshatrave Cermjan, Skivjan dhe Lipovec që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm dhe keqpërdorim të ujit në këto zona.
Njoftojmë konsumatorët që KRU “Gjakova” ka për detyrë të parandalojë dhe të pengojë çdo derdhje të pa kontrolluar të ujit në sipërfaqe publike si dhe
keqpërdorimin e ujit të pijes, për ujitjen e arave, spërkatjen e pa autorizuar të rrugëve dhe trotuareve, ujitjen e kopshteve, autolarje dhe çfarëdo shfrytëzimi tjetër jo të domosdoshëm.
Për mos respektim ndaj ndalesave, personat që identifikohen nga ekipa e
kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të
ndëshkohen me gjobat e parapara sipas rregulloreve në fuqi.
Lusim konsumatorët për vetëdijsim në përdorimin racional te ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/