image Kroacia vendos shtretër të spitaleve në stadiumin e Zagrebit

Rajon

Masa/ Kroacia vendos shtretër të spitaleve në stadiumin e Zagrebit

news image

Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve në stadiumin “Zagreb Arena” në Zagrep. Aty pritet të trajtohen pacientët të cilët nuk janë në gjendje serioze. Kjo masë do të merret me qëllim që të lirohen më shumë vende në spitale për personat e infektuar me koronavirus.

Këta shtretër po vendosen nga pjesëtarët e mbrojtjes civile, njoftoi  Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile përmes një deklarate.

Së fundi, në Kroaci u konfirmuan tetë raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e çuar në 113 shiftën e përgjithshme të të prekurve.

Personeli i ushtrisë kroate të enjten filloi të montojë tenda dhe ta ngrisë një kamp përballë spitalit “Dubrava” në Zagreb. Kapaciteti i kampit do të jetë me 270 shtretër./GazetaSinjali/