Kroacia sonte do të përballet me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve dhe do të kërkojë të fitojë medaljen e parë të artë në histori.
Pas dy medaljeve të bronzta në kampionatet botërore (në 1998 dhe 2022) dhe të argjendit në Kupën e Botës në Rusi në 2018, kroatët sot kanë mundësinë të fitojnë të artën e parë në garat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Në rrugën e tyre drejt të artës, ata përballen me përzgjedhjen gjithmonë të fortë spanjolle, e cila është e rrezikshme, pavarësisht se në pamje të parë nuk ka aq shumë yje në përbërje, siç ishte më parë.
Sunday's #NationsLeague final is set! ✅
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 15, 2023
🇭🇷🆚🇪🇸 pic.twitter.com/nRdvchNIWO
Të dyja përzgjedhjet fituan finalen në ndeshje dramatike. Pas kohës shtesë, Kroacia mposhti me rezultat 4-2 mikpritësin e Final Four-it, Holandën, ndërsa Spanja eliminoi Italinë me një gol në fund të 90 minutave të rregullta.
Skuadrat e mundura të Holandës dhe Italisë do të takohen sot në ndeshjen e parë, e cila do të përcaktojë fituesin e medaljes së bronztë në sezonin e tretë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja për vendin e tretë do të luhet në stadiumin De Grolsch Veste në Enschede me fillim nga ora 15:00, ndërsa finalja është caktuar për sonte në orën 20:45 në stadiumin e famshëm De Kuip të Roterdamit.
🇭🇷🆚🇪🇸 Sunday 18 June
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 18, 2023
🏟️ Stadion Feijenoord, 20:45 CET #NationsLeague pic.twitter.com/FuXSfTE6nz
Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës do të drejtohet nga Felix Zwayer, gjyqtari gjerman, i cili ka monitoruar disa lojë.