Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordxan Gërliq Radman, i ka kërkuar Serbisë që të ndalojë përpjekjet për të destabilizuar Kosovën.
Këtë koment, Gërliq Radman e bëri gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ai po ashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.
“Gërliq Radman i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen dialogut dhe i bëri thirrje Serbisë se çdo përpjekje për të destabilizuar fqinjin e saj nuk është e pranueshme”, u tha në njoftimin e Qeverisë kroate.
Ndër të tjera, Gërliq Radman tha se stabiliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kroacinë dhe për këtë arsye tha se Dubrovniku avokon sinqerisht që ajo të marrë rrugën e saj euroatlantike.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, para takimit tha se NATO do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, “pasi kjo është e rëndësishme për të gjithë Evropën”.