image Kroacia ndahet baras me Sllovakinë, humb kreun, rrezikon kualifikimin për në Kupë të Botës

Futboll

Kroacia ndahet baras me Sllovakinë, humb kreun, rrezikon kualifikimin për në Kupë të Botës

news image

Kroacia ka barazuar në kuadër të xhiros së tetë në kualifikimet për Kupën e Botës, shkruan Sinjali Sport.

Ballkanasit barazuan 2-2 me Sllovakinë në shtëpi.

Mysafirët dy herë e kishin epërsinë, duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 20-të me Schranz.

Por, Kramaric barazoi pas pesë minutave.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Haraslin në kohën shtesë, duke kaluar sllovakët përsëri në avantazh.

Sulmet e shumta në periudhën e dytë, ndikuan që finalistët e botërorit të fundit të barazojnë shifrat, me anë të kapitenit, Luka Modric.

Me këtë barazim, vendasit zbresin në pozitën e dytë, ku kanë grumbulluar 17 pikë, kurse mysafirët ngritën në atë të tretin me 10 pikë.    /Gazeta Sinjali Sporti/