Ministri i Financave në Kroaci, Zdravko Mariq, ka deklaruar në Parlamentin e këtij shteti se dëmet financiare të shkaktuara nga pandemia llogaritet të jenë mbi 4 miliardë euro, transmeton Sinjali.
Qeveria kroate ka shpenzuar mjete financiare për mbështetjen e sektorëve të ndryshëm, siç është mbështetja e sektorit privat dhe mbështetja e sektorëve të tjerë.
“Normalisht shuma më e madhe është shpenzuar me qëllim që të ruhen vendet e punës që është 1 miliard e 600 milion euro. Problemin më të madh e kemi pasur me sektorin e shëndetësisë, përkatësisht me borxhet”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/