image Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

Siguri

Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë kanë reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të vendit nga një grup kriminal i armatosur.

MPJ kroate ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë dhe kanë bërë thirrje që atuorët të sillen para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, shkroi ministria e Jashtme e Kroacisë në Twitter.

/GazetaSinjali/