image Krivaqa e akuzoi për tradhti, djali i dajës së tij dëshmon në Gjykatë: Me Marigonën s’kam pasur kontakt kurrë

Drejtësi

Krivaqa e akuzoi për tradhti, djali i dajës së tij dëshmon në Gjykatë: Me Marigonën s’kam pasur kontakt kurrë

news image

Seanca për vrasjen e Marigona Osmanit po vazhdon të mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Aty po mungojnë disa dëshmitarë, por i pranishëm është, Dardan Kuka, djali i dajës së Dardan Krivaqës, i cili përmendet edhe në aktakuzë.

Dardan Krivaqa, i akuzuari për vrasjen e rëndë, dyshon se Marigona, e kishte tradhëtuar me djalin e dajës së tij, pra pikërisht dëshmitarin i cili po dëshmon.

Kuka ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Me viktimën s’kam pasur kontakt kurrë, pervec se kur ka qenë Dardani prezent. Në banesën e Dardanit kam qenë para martesës, asnjeherë pas martesës. Marigonën nuk e kam njohur me herët. Nuk kam ditur asgjë derisa halla jem e ka thirrë babin tem në telefon dhe ka thanë se Dardani ka me të rreh, s’e kam marrë si kërcënim. Kjo bisedë ka ndodh pasi ka ndodhur rasti, pasi janë publikuar pamjet, Dardani atë kohë ka qenë në arrati” ka thënë Kuka.

Dëshmitari Besart Mani nuk ka ardhur në seancë për të dëshmuar.

Prindi i tij, Sylë Mani, ka thënë se është në Poloni për të punuar dhe do të kthehet, kah viti i ri.

Burim Maloku, mjeku që kishte punuar në emergjencë në Vushtrri gjithashtu mungon, në seancën e sotme.

/GazetaSinjali/