image Pamje kur Dardan Krivaqa nxirret nga objekti i gjykatës - Sinjali

Pamje kur Dardan Krivaqa nxirret nga objekti i gjykatës

news image

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

Betimi për Drejtësi ka njoftuar se i njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të nxjerrjes së Dardan Krivaqës nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

No description available.
No description available.

Dardan Krivaqa është arrestuar dje si i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Ndryshe, 18-vjeçarja ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.

Viktima ishte dërguar aty nga Krivaqa dhe Sejdiu, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin