Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Bangladesh, ku një student është rrahur për vdekje në konvikt.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e diel.
Bashkëmoshatarët e Abrar Fahad, kanë treguar se ai është rrahur për të paktën katër orë.
21-vjeçari është dhunuar disa ditë pasi kishte kritikuar qeverinë përmes një statusi në rrjetet sociale.
Në Bangladesh kanë plasur protestat në të gjithë vendin për shkak të kësaj ngjarje.