image Kritikohet zgjedhja e drejtorit të ri të Muzeut Kombëtar

Kritikohet zgjedhja e drejtorit të ri të Muzeut Kombëtar

news image

Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës ka kritikuar ashpër Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për zgjedhjen e drejtorit të ri të Muzeut Kombëtar.

Sipas kësaj sindikate, zgjedhja e Ajet Leci si drejtor i Muzeut është e ndikuar politikisht pasi që ky i fundit është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Zgjedhja e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është bërë mbi bazën e respektimit të procedurave ligjore dhe përformancës së kandidatëve, por mbi baza politike (partiake) dhe nepotike, duke shkelur mbi parimet ligjore të përcaktuara me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Poashtu sindikata ka përmendur edhe faktin se Leci kishte përformancën më të dobët nga të gjithë konkurrentët.

“…I gjithë procesi degradoj me organizimin e intervistës dhe rrjedhimisht me publikimin e rezultateve përfundimtare nga Këshilli Drejtues i MKK-së, ku është emëruar drejtor i MKK-së, anëtari i PDK-së dega në Drenas, kandidati me përfomancën më të dobët dhe jo-profesionale, në kundërshtim me statutin që e kishin përpiluar vet Këshilli Drejtues i MKK-së”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Sindikata konsideron se muzeu kosovar është duke u degraduar nga Ministria e Kultures si dhe nga partia të cilës i takon ministri Gashi.

“Kryesia e Sindikatës, vlerëson se muzeu vazhdon të mbetet në udhëkryqe, duke u ofenduar dhe degraduar në mënyra dhe forma të ndryshme nga partitë politike të cilat e drejtuan MKRS-në, në rasti konkret, PDK-ja”, thuhet ne komunikatën e SMKK-së.

Drejtuesit e sindikatës kanë si kërkesë kryesore vendosjen e një konkurs i ri për zgjedhjen e drejtorit të MMK-së si dhe të ndalohen emërimet në baza partiake.

“Të ndalen emërimet partiake politike të cilat e degradojnë institucionin më të lartë të trashëgimisë kulturore-muzeore në vend. 3. Të organizojnë një konkurs të ri me kritere të pavarura profesionale” thuhet në fund të komunikatës. /Gazeta Sinjali/