image Kritikët perëndimorë dënojnë ligjin e koronavirusit në Hungari

Botë

Drejtësi/ Kritikët perëndimorë dënojnë ligjin e koronavirusit në Hungari

news image

Me një votë në parlament kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka fituar të drejtën për të qeverisur deri sa të vendosë ai. Legjislacioni i emergjencës i kaluar për luftën kundër epidemisë së COVID-19 e ka kthyer demokracinë e BE në një diktaturë, thonin sot kritikët.

I njohur ndryshe nga kritikët si “ligji i omnipotencës” ai redukton kontrollet e parlamentit ndaj pushtetit ekzekutiv dhe bën më të thjeshtë burgosjen e gazetarëve, sipas partive të opozitës dhe grupimeve vendase të të drejtave të njeriut.

Zgjedhjet e referendumet shtyhen në mënyrë të pacaktuar dhe më e rëndësishmja “Ligji i mbrojtjes kundër Koronavirusit” nuk ka asnjë klauzolë për mbylljen e efektit të tij, që do të thotë se qeveria do të vendosë vetë se kur të pezullojë gjendjen e emergjencës.

“Hungaria është duke u qeverisur si një demokraci joliberale,” tha opinionisti vendas Zoltan Cegledi. “Vullneti i saj është të kufizojë dhe ezaurojë demokracinë”, shton ai.
Por edhe para kërcënimit të pandemisë qeveria kishte nisur kapjen e institucioenve kulturore dhe të përfaqësuesve të tyre dhe sulmet ndaj pavarësisë gjyqësore.

Autoritetet refuzojnë kritikt duke thënë se parlamenti mund të anullojë gjendjen e emergjencës dhe se ligji shërben për luftën kundër koronavirusit që ka vrarë deri tani 16 njerëz në Hungari.

Por me parlamentin e dominuar nga partia nacionalsite populiste e Orban, Fidesz analistët thonë se është e pamundur të mendosh se opozita mudn të ndalojë legjislacione apo dekrete që nukkanë lidhje me koronavirusin.

Legjislacioni parashikon deri në pesë vjet burg për ata që publikojnë fakte të rreme ose të shtrembëruara, që alarmojnë publikun apo dëmtojë “mbrojtjen e suksesshme”. Kritikët thonë se kjo i hap derën censurës së medias. /Gazeta Sinjali/