image Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, një i plagosur

Siguri

Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, një i plagosur

news image

Një person është lënduar sot, pasi që disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri, rreth orës 14:00 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ajo.

Ajo bëri të ditur se lidhur me rastin janë shoqëruar në stacionin policor tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, deklaroi Ahmeti./GazetaSinjali/