image Krimet Ekonomike realizojnë dy operacione policore në dy raste të ndryshme, arrestohen tre persona

Drejtësi

Krimet Ekonomike realizojnë dy operacione policore në dy raste të ndryshme, arrestohen tre persona

news image

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka njoftuar se ka realizuar dy operacione policore, në dy raste të veçanta, ku janë arrestuar tre të dyshuar.

Rasti i parë ka të bëjë në Pejë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të qytetit, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë siguruar dëshmi se një mashkull kosovar ka kryer veprat penale “keqpërodrim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “marrje të ryshfetit”.

Sipas DHKEK, i dyshuari thuhet se ka marrë ryshet në katër raste deri në 1880 euro, në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Ndërkohë rasti i dytë ka të bëjë në qytetin e Prizrenit,

Rasti i dytë ka të bëjë me urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontroll në dy lokacione të ndara, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Prizren.

Urdhër-kontrolli është zhvilluar me qëllim të sigurimit të dëshmive shtesë dhe arrestimin e dy të dyshuarve në lidhje me veprën penale ‘kurdisje e ndeshjes ose sportit’.

Sipas njoftimit, i dyshuari i parë (refer me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli).

Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material

Të njëjtëve, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

/GazetaSinjali/