Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan dje arrestimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe transferimin e tij në objektet e paraburgimit në Hagë, pas një bastisje për gati 10 orë në shtëpinë e tij.
Pas transferimit në Hagë, Specialja lëshoi një komunikatë, në të cilën thuhet se Krasniqi u arrestua në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Por çfarë thuhet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar lidhur me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit?
Sipas nenit 13, krime kundër njerëzimit janë veprat, të cilat kryhen si pjesë e ndonjë sulmi të gjerë apo sistematik të drejtuar kundër popullatës civile dhe duke qenë në dijeni për sulmin.
Më poshtë gjeni këto vepra.
Derisa në nenin 14, thuhet se me krime të luftës nënkuptohen:
a) shkeljet e rënda të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht 1949, duke i përfshirë veprat në vijim të kryera kundër personave apo pronës që janë të mbrojtur me dispozitat e Konventës përkatëse të Gjenevës;
b) shkeljet e tjera të rënda të ligjeve dhe zakoneve të zbatueshme në konflikte të armatosura ndërkombëtare, të njohura si të tilla në të drejtën ndërkombëtare zakonore, duke i përfshirë veprat e paraqitura në vijim, por jo vetëm ato;
c) në rast të ndonjë konflikti të armatosur që nuk është i karakterit ndërkombëtar, shkeljet e rënda të Nenit 3, që është i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, duke i përfshirë veprat në vijim të kryera kundër personave që nuk janë pjesë aktive e luftimeve, përfshirë kundër pjesëtarëve të forcave të armatosura që i kanë dorëzuar armët dhe atyre që janë hors de combat [jashtë veprimit] për shkak të sëmundjes, plagëve, paraburgimit apo ndonjë arsyeje tjetër;
d) shkeljet e tjera të rënda të ligjeve dhe të zakoneve të zbatueshme në konflikte të armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, të njohura si të tilla në të drejtën zakonore ndërkombëtare, duke i përfshirë veprat në vijim, por jo vetëm ato
Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës, të kryera nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.