image Krijohet "ngërç" në samitin e BE-së për rimëkëmbjen ekonomike

Botë

Krijohet “ngërç” në samitin e BE-së për rimëkëmbjen ekonomike

news image

Samiti i Bashkimit Evropian ka hyrë në ditën e tretë të negociatave për rimëkëmbjen ekonomike, teksa sipas kryeministrit hungarez, Viktor Orban, është krijuar një lloj “ngërçi”, dhe fajtori kryesor për këtë është kryeministri holandez, Mark Rutte.

“Nuk e di se cila është arsyeja personale e kryeministrit holandez të më urrejë mua apo Hungarinë, por ai po sulmon aq rreptë”, u ka thënë Orban gazetarëve.

Orban ka theksuar se për rrëmujën e krijuar deri më tani në samitin e BE-së, fajtori kryesor është kryeministri holandez.

“Nuk më pëlqen lojërat e fajësimeve, por holandezi është përgjegjësi i vërtetë për tërë rrëmujën… Kryeministri holandez, ai është fajtori”, ka thënë Orbani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kishin thënë ndërkaq se ata janë të gatshëm që të largohen pa marrëveshje prej samitit të liderëve të BE-së, teksa kanë mbërritur për ditën e tretë të debateve të stërzgjatura rreth kushteve për fondin 750 miliardë eurosh për rimëkëmbje nga pandemia.

Me BE-në e përçarë midis shteteve anëtare veriore dhe atyre jugore, ashtu si edhe lindore dhe perëndimore, presidenti francez dhe kancelarja gjermane kanë sinjalizuar se durimit të tyre është duke i ardhur fundi, me gjithë domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur recesionit ekonomik, me të cilin po përballet blloku./ Gazeta Sinjali/