Këtë vit në Pogradec krahas sipërfaqes së shtuar të plazheve publike për pushuesit duket se është menduar edhe për personat me aftësi të kufizuar të cilët në shumë pak raste kanë mundësinë të kenë akses në plazhe.
Tashmë është krijuar një hapësirë publike dhe e pajisur me të gjithë elementët për të bërë të mundur që personat në karroca invalidi të kenë mundësinë të futen në ujë.
Kjo hapësirë është krijuar në hyrje të plazhit ranor të qytetit për ta bërë edhe më të lehtë aksesin e tij. Krahas kësaj edhe çadrat në këtë zonë janë të loguara për këtë kategori shoqërore.
Duket se ky sezon turistik do jetë një garë mes bashkive turistike për të thithur sa më shumë pushues dhe kjo vihet re pasi bashkia e Pogradecit krahas 7 hapësirave publike që ka lënë këtë vit për pushuesit i ka pajisur ato edhe me çadra të cilat ofrohen falas për qytetarët, bashkë me punonjës dhe elementë të tjerë të sigurisë.