image Krijimi i listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare në Serbi, po përkrahet nga Konjufca dhe Cakaj

Kosovë

Politikë/ Krijimi i listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare në Serbi, po përkrahet nga Konjufca dhe Cakaj

news image

Krijimi i një liste të përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi, po përkrahet edhe nga drejtuesit e politikës së Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.

Minstri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Genc Cakaj kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, kanë deklaruar dy ministrat.

Kujtojmë se dy ministrat para disa dite kanë mbajtur një takim në Kosovë, ku kanë biseduar për politikat e jashtme të të dy vendeve./Gazeta Sinjali/