Kreu i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj është deklaruar se nuk e di ku e kanë pushtetarët ligjin që ua ndalon pagat atyre që marrin pjesë në grevë.
Kushaj tha se qeveria është adresa e zgjidhjes së problemit të krijuar së fundi mes palëve, pra vet qeverisë dhe sindikalistëve.
Veç kësaj, ai mohoi zërat se po u bëjnë presion anëtarëve që të dalin në grevë.
“Sa i përket ndalesave për pagën ndaj grevistëve, nuk di se në cilin ligj ata janë bazuar, kur dihet se ligji i grevave arsyeton veprimin e tillë edhe në kuptimin material dhe askund nuk shkruan në marrëveshjet tona me Qeverinë se mëditja mund të ndalet nëse merr pjesë në grevë”, tha Kushaj në RTK.