image Kreu i grevistëve i përgjigjet Muratit me shprehjen e Kurtit: Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh

Politikë

Kreu i grevistëve i përgjigjet Muratit me shprehjen e Kurtit: Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh

news image

Deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se grevistët mund të mbesin pa paga, u është përgjigjur kreu i tyre, me një shprehje të Kryeministrit Albin Kurti.

Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatave të shërbyesve civilë, ka shpërndarë një artikull nga deklarata e ministrit Murati dhe ka shkruar se “siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh. Se nuk ta mundëson ligji dhe askush s’mund të jetë mbi ligjin!”.

Shprehja “ndoshta mundësh, por pastaj s’mundësh” është e njohur si e Kryeministrit Kurti, të cilën e kishte përdorur njëherë gjatë qeverisjes së tij të parë, para se të rrëzohej nga pushteti.

Në artikullin e shpërndarë nga Sefaj, ishte cituar Murati, i cili tha sot se nuk janë të obliguar t’i paguajnë punonjësit në sektorin publik, që kanë hyrë në grevë prej 25 gushtit.

/GazetaSinjali/