image Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit: Koronavirusin e solli SHBA-ja për neve dhe Kinën

Botë

Deklaratë/ Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit: Koronavirusin e solli SHBA-ja për neve dhe Kinën

news image

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit kishte thënë se epidemia e koronavirusit të ri mund të jetë një sulm biologjik i Shteteve të Bashkuara kundër Kinës dhe Iranit. Ai këtë e përsëriti dje.

Hossein Salami u tha turmave në Kerman se virusi që ka sjellë mjerim në Iran mund të jetë produkt i “një pushtim biologjik i SHBA”. Ai shtoi më tej se “SHBA duhet ta dijë se nëse e ka bërë ajo, virusi do t’i shkatërroj edhe ata”.

Ai tha se Amerika fillimisht e ka shpërndarë virusin në Kinë, në Iran dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Gjatë deklaratës së tij, kryegardisti u zotua se Irani do ta luftojë virusin, duke paralajmëruar se sëmundja do t’u kthehet në SHBA.

Po kështu, Shefi i Organizatës së Mbrojtjes Civile të Iranit, gjeneral Gholam Reza Jalali, ka thënë më herët se medikamentet e frikës për koronavirusin po u shtojnë dyshimet se virusi është një sulm biologjik ndaj Kinës dhe Iranit.

Ndryshe, Irani ka qenë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi jashtë territorit të Kinës ku deri më sot mbi 1600 persona kanë humbur jetën, ndërsa 21,638 të tjerë kanë rezultuar si të infektuar. Ndërkohë vendi ka mbyllur të gjitha shkollat ​​dhe universitetet deri në fund të vitit kalendarik.

Ndër të vdekurit ishte edhe Mohammad Mirmohammadi, anëtar i Këshillit që këshillonte liderin suprem, një ish-ambasador dhe një deputet i sapo zgjedhur. /Gazeta Sinjali/