image Kreu i FSK-së Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant

Siguri

Kreu i FSK-së Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njofton Zyra për media e Presidencës.

Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant të FSK-së më 30 nëntor, pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.

/GazetaSinjali/