Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e paraditës është arrestuar 23-vjeçari me inicialet V.I., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Grabitje”, raporton Gazeta Sinjali.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se me datën 12 mars 2022, në një pompë derivatesh në Mitrovicën e Jugut, nën kërcënimin e armës viktimës i ka grabitur një shumë e parave“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave janë sekuestruar materiale të nevojshme.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit policor.