image Krerët shtetëror homazhe te varri i Demaçit: Demaçi ishte mishërimi i sakrificës

Politikë

Krerët shtetëror homazhe te varri i Demaçit: Demaçi ishte mishërimi i sakrificës

news image

Me rastin e Ditës së Çlirimit, krerët shtetëror të Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Demaçi është mishërimi më i mirë i sakrificës, që është bërë me dekada të tëra, duke treguar se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se ajo individuale.

Për paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar, mijëra e mijëra burra e gra të Republikës tonë. Siç e dini 3000 dëshmorë kanë rënë në vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, 13 mijë civilë janë vrarë dhe ende i kemi edhe shumë qytetarë të zhdukur me dhunë. Veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i kësaj sakrifice që është bërë për dekada të tëra, jemi këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij, këtë vetëmohim të tij dhe shembullin që e dha duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme se liria individuale“, tha presidentja Osmani.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për veprimtarin Adem Demaçi, ku mes tjerash tha se ka qenë ndërgjegjia e popullit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e pavarësinë e Kosovës.

Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në ish jugosllavi dhe në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të kohës së dënimit. Përafërsisht 666 shekuj burg, i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë. Aty Baca Adem me 28 vitet e tij në burg ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi edhe jashtë këtij vend”, deklaroi kryeministri Kurti.

“Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke frymëzuar e inspiruar breza të veprimtarëve, duke bërë nderime te baca Adem, Adem Demaçi gëzuar e urime 12 qershori”, përfundoi kryeministri Kurti.

/GazetaSinjali/