image Abdixhiku homazhe te varri i ish-presidentit historik: Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm

Sociale

Abdixhiku homazhe te varri i ish-presidentit historik: Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në rastin e 16-vjetorit të vdekjes së tij.

Nga aty, Abdixhiku ka thënë se Rugova jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide.

Gjithashtu, tha se ish-presidenti mbetët një patriot i papërsëritshëm, teksa tha se obligim i tyre mbetët partneriteti me ShBA-në, BE-në e NATO-n.

Sot bashkë me anëtarë të LDK-së me struktura të LDK-së kemi ardhur të bëjmë nderime për atin themeltar të Kosovës për presidentin historik të Kosovës. Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm që dha vizionin e së ardhmes së Kosovës, këtë vizion e kemi obligim ta vazhdojmë në partneritet me ShBA në anëtarësim në BE dhe NATO”, u shpreh ai./GazetaSinjali/