image Krerët e shtetit për vdekjen e Nexhmije Pagarushës: Humbje e madhe për popullin e muzikën

Kosovë

Reagimi/ Krerët e shtetit për vdekjen e Nexhmije Pagarushës: Humbje e madhe për popullin e muzikën

news image

Krerët e Republikës së Kosovës kanë shprehur ngushëllimet e tyre me rastin e vdekjes së ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vdekjen e këngëtares së mirënjohur e ka cilësuar si humbje të madhe për kulturën dhe artin kombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3439671766103158/?type=3&theater

Për vdekjen e Bilbilit të Kosovës, ka shkruar edhe i pari i qeverisë, Albin Kurti. Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë popullin e muzikën.

“Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra. Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/799904620509424/?type=3&theater

Teksa, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se Nexhmije Pagarusha e kultivoi muzikën e mirfilltë shqipe, duke u shndërruar në mbretëreshën e saj.

“Ne e kemi rritur shtatin duke i dëgjuar e ridëgjuar perlat e “Bilbilit të Kosovës”. Ndarja nga jeta nuk na ndan nga këngët e saj e nga trashëgimia e pasur artistike që na e la”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1586827311479527/?type=3&theater

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare./Gazeta Sinjali/