Përfshirja në rritje e NATO-s në Ukrainë do të çojë në zgjatjen e konfliktit, por nuk do të ndryshojë thelbin e asaj që po ndodh dhe i ashtuquajturi “operacion special ushtarak” do të vazhdojë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmytri Peskov gjatë një konference për shtyp.
“Kanë kaluar gjashtë muaj nga udhëtimi im në Luhansk. Gjatë kësaj kohe, konflikti është bërë edhe më i ashpër, më i pamëshirshëm.
Shkalla e përfshirjes së NATO-s në konflikt është rritur”, tha Peskov.