image Kremlini: Pavarësisht sanksioneve, Putin është ende i hapur për të folur me Biden

Botë

Kremlini: Pavarësisht sanksioneve, Putin është ende i hapur për të folur me Biden

news image

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të rifillojë kontaktet me homologun e tij amerikan, Joe Biden.

“Nëse është e nevojshme, kontaktet midis Bidenit dhe Putinit mund të rifillojnë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në konferencën e tij të rregullt.

Sipas tij, vendosja e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë nuk do të thotë ndërprerje e kontakteve.

Të martën, Rusia sanksionoi zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, në përgjigje të sanksioneve nga SHBA, duke ua ndaluar hyrjen në Federatën ruse.

Biden dhe Putin nuk kanë biseduar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

/GazetaSinjali/