image Kremlini: Nuk ka përparim të madh në bisedimet për paqe

Botë

Kremlini: Nuk ka përparim të madh në bisedimet për paqe

news image

Nuk ka asnjë përparim të madh në bisedimet për paqe në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ka thënë Kremlini më 21 mars.

Duke folur para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se duhet arritur përparim i madh në bisedime, para se të jetë i mundshëm takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, mirëpo forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të madhe dhe Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, me qëllim të largimit të forcave ruse nga territori ukrainas.

Zelensky ka bërë sërish thirrje për negociata me Putinin, në një intervistë të zhvilluar më 20 mars, në kanalin televiziv, CNN.

“Jam i gatshëm për negociata me të”, ka thënë Zelensky.

“Mendoj se pa negociata nuk mund të përfundojë kjo luftë”, ka thënë mes tjerash Zelensky për CNN.

/GazetaSinjali/