Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë vëmendjen sërish me paraqitjen e tij.
Në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë ku kanë marrë pjesë 44 shefa shtetesh, kravata shumëngjyrëshe e Ramës u ka rënë në sy të gjithëve.
Madje Kryeministrja e Islandës Katrin Jakobstottir është treguar më kureshtare duke e prekur me dorë kravatën e homologut shqiptar.
Të njëjtën e ka bërë edhe kryeministri belg Alexander de Croo. Vite më parë, në një nga takimet më liderë evropian, kryeministri shqiptar kishte shkuar me atlete.