image Krasniqi viziton selinë e BIK-ut, uron festën e Fitër Bajramit

Sociale

Krasniqi viziton selinë e BIK-ut, uron festën e Fitër Bajramit

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar selinë qendrore të Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Jemi këtu në selinë e BIK-ut, për të uruar myftiun Tërnava, bashkpunëtorët e tij, përmes tyre të gjithë besimtarët në Republikë të Kosovës, për festën e madhe të Bajramit të Fitrit”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, kjo festë simbolizon kulminacionin e një muaji të shenjtë të Ramazanit, kulminacionin e përkushtimit dhe durimit njerëzor, ndaj sprovave e lakmisë.

Ai tha se ky moment është i rëndësishëm sepse, në traditën tonë kombëtare dhe fetare, është shënuar me bashkim rreth sofrës së përbashkët.

/GazetaSinjali/