image Krasniqi uron Ramën për fitoren: Besimin e qytetarëve shpërblejeni me punë

Politikë

Krasniqi uron Ramën për fitoren: Besimin e qytetarëve shpërblejeni me punë

news image

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Shqipëria ka përfunduar dhe një palë zgjedhje, duke shënuar një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore.

Krasniqi ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Krasniqi në Facebook ka thënë se e vlerëson përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje.

“Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve”, shkruan tutje kreu i PDK-së.

“Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje. Me këtë rast, uroj Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë. Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve, shkroi Krasniqi.

Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të…

Posted by Memli Krasniqi on Monday, May 15, 2023

/GazetaSinjali/