image Krasniqi uron 1 Majin, kritikon Qeverinë për injorim të punëtorëve karshi krizës financiare

Politikë

Krasniqi uron 1 Majin, kritikon Qeverinë për injorim të punëtorëve karshi krizës financiare

news image

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar punëtorët e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke thënë se ata sot meritojnë urimet më të mira.

Mirëpo, Krasniqi tha se ky 1 Maj i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida.

“Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin”, ka shkruar Krasniqi.

“Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”.

/GazetaSinjali/