Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Përmes një foto të publikuar me të në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se raportet e Kosovës me ShBA-në janë të shenjta, të pazëvendësueshme dhe të përhershme.
“Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, shkroi Krasniqi.