image Krasniqi sot do ta vizitojë Prekazin

Sporte Luftarake

Krasniqi sot do ta vizitojë Prekazin

news image

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, përmes një konference për media ka thënë se do ta vizitojë sot vendin e njohur të sakrificës, Prekazin, transmeton Sinjali Sportiv.

Vizita e tij në Prekaz do të bëhet në ora 14:00.

“T’i dërgoj titujt në Prekaz e ndjej për borxh për atë vend”, ka thënë Krasniqi.

“Ata e kanë sakrifikuar jetën e vet. Atij vendi i përkulem gjithmonë”, është shprehur Krasniqi.

Gjithashtu, Krasniqi në këtë konferencë ka thënë se përveç familjes së tij dhe menaxherit, të gjithë shqiptarët kudo në botë janë mbështetja kryesore për sukseset e tij. /Sinjali Sportiv/