image Krasniqi përgëzon Maqedoninë për rrugën që e lidh me Kosovën: Fatkeqsisht ky ritëm s'po ndodhë në Kosovë

Politikë

Krasniqi përgëzon Maqedoninë për rrugën që e lidh me Kosovën: Fatkeqsisht ky ritëm s’po ndodhë në Kosovë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përgëzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për fillimin e projektit të korridorit të 8-të, që lidh qytetet shqiptare.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky korridor është me gjatësi 68 kilometra, autostradë kjo me gjashtë korsi.

“Është lajm shumë i mirë fillimi i projektit për ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës moderne që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë. Me një gjatësi prej 68 kilometrave, kjo autostradë me gjashtë korsi, do të ndikoj jashtëzakonisht shumë në lidhjen, afrimin dhe fuqizimin e shqiptarëve të cilët jetojnë nëpër këto qytete.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai gjithashtu ka përgëzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi për punën që po e bëjnë për shqiptarët që jetojnë atje.

“Përgëzoj faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe Zëvendës Kryeministrin Artan Grubi, të cilët po bëjnë një punë shumë të rëndësishme për shqiptarët që jetojnë atje.” – ka shkruar ai.

Në fund Krasniqi ka folur edhe për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se puna e tyre deri më tani është ura 3-metërshe në Saradran të Istogut.

“Fatkeqësisht, të njëjtin ritëm të punës dhe zhvillimit nuk po e përjetojmë në Kosovë. Qeveria e cila është zgjedhur për të punuar, me përjashtim të urës 3-metërshe në Saradran të Istogut, ka vendosur ta kaloj mandatin e saj pa asnjë projekt që përmirëson konkretisht dhe denjësisht jetën e qytetarëve tanë.” – ka përfunduar Krasniqi.

/GazetaSinjali/