image Krasniqi për Thaçin e Veselin: Ata nuk u dorëzuan, e mposhtën Serbinë dhe Kasapin e Ballkanit

Kosovë

Krasniqi për Thaçin e Veselin: Ata nuk u dorëzuan, e mposhtën Serbinë dhe Kasapin e Ballkanit

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur rreth ngjarjeve të fundit nga Gjykata Speciale, veçanërisht për aktakuzat ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veselit, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Thaçi e Veseli edhe pse shumë të rinj në moshë, e mundën frikën, nuk u dorëzuan, e mposhtën Serbinë dhe Kasapin e Ballkanit, kurse, morën mbështetjen e botës që u rreshtua drejt dhe e fituan luftën.  

“Ky ishte udhëtimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në rrugën e lirisë, që bashkë me gjithë çlirimtarët tjerë, dhe sakrificën e pashembullt të secilës shtëpi, e bënë krenar kombin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Tutje, Krasniqi thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që bëri luftën e domosdoshme, të pastër dhe mbrojtëse, është tregim i suksesshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe vlera më e lartë e tij. /Gazeta Sinjali/