image Krasniqi për "rënien e papunësisë": Popullin e untë bën me e ushqy edhe me propagandë e rrena

Kosovë

Reagim/ Krasniqi për “rënien e papunësisë”: Popullin e untë bën me e ushqy edhe me propagandë e rrena

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve sipas të cilët gjatë këtij muaji papunësia në Kosovë ka rënë për 6.6%, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-deputeti ka ironizuar duke thënë se si nuk arritën ta luftonin edhe korrupsionin për 53 ditë, pasi e zhdukën papunësinë.

“Për korrupsion po thojnë “pak i kemi pasë 53 ditë, nuk mundet asnjë qeveri me e luftu korrupsionin për kohë kaq të shkurtër”. A për me e zhdukë papunësinë paskan mbërri për 53 ditë”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se kjo është një ide e Lëvizjes Vetëvendosje dhe regjimeve të ngjashme autoritare

“Kjo është ideja e VV-së, dhe regjimeve të ngjashme autoritare: popullin e untë bën me e ushqy edhe me propagandë e rrena”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/