Dje u kuptua që kryeministri Albin Kurti ka një kallaballëk këshilltarësh në kabinetin e tij. Më saktësisht, sipas Kohës, ai i ka 38 këshilltarë, ndonëse zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, theksoi e Kurti i ka veç 25 këshilltarë.
Sidoqoftë, Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, vlerëson se këta këshilltarë nuk janë aty për të këshilluar Kurtin.
Sipas ish-financuesit të VV-së, ata janë spiunë që raportojnë te Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve të VV-së.
“Këshilltarët e Kurtit, nuk janë aty për të këshilluar. Janë spiunë, të cilët i raportojnë Dejona Mihalit e Albin Kurtit. Janë rrjet spiunazhi, sikur Partia Komuniste e Shqipërisë. Këta nuk e duan Kosovën.” – deklaroi Krasniqi për Nacionalen.