image Krasniqi pas takimit me Joseph: Diskutuam për situatën aktuale në Kosovë e rajon

Politikë

Krasniqi pas takimit me Joseph: Diskutuam për situatën aktuale në Kosovë e rajon

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në SHBA është takuar edhe me profesorin Edward P. Joseph.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se ishte “takim shumë i mirë me mikun e Kosovës, njohësin e shkëlqyeshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Profesorin Edward P. Joseph”.

“Diskutuam për situatën aktuale në Kosovë e rajon dhe nevojën për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese. Është mirë që Kosova dhe populli ynë ka miq si Profesori Edward”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaSinjali/