image Krasniqi: Pa ndihmën e qeverisë nuk do t'ia kishim dalë në luftën kundër COVID-19

Shëndetësi

Krasniqi: Pa ndihmën e qeverisë nuk do t’ia kishim dalë në luftën kundër COVID-19

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se pa ndihmën e qeverisë nuk do t’ia kishin dalë t’i zgjeronin kapacitetet në spitale.

Krasniqi tha se me angazhimin e qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë zgjeruar kapacitetet dhe personeli në sistemin shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë, qeveria, janë duke u angazhuar 24 orë për parandalimin e COVID-19. Nuk kishim mundur që t’ia dalim vet për zgjerimin e kapaciteteve në spitale. Nga java e kaluar ne kemi 100 mjekë më shumë në sistemin shëndetësor, 60 infermierë e mbi 20 laborantë të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu theksoi se deri në fund të kësaj jave planifikojnë që të kenë 700 deri në 750 shtretër për pacientët me COVID-19.

“Kemi një plan që të kemi rreth 700 deri në 750 shtretër deri në fund të kësaj jave. Ne planifikojmë sesa pacientë kërkojnë spitalizim. Kemi vështirësi, nuk është një punë e lehtë, por ne jemi duke e menaxhuar situatën”, është shprehur Krasniqi në Interaktiv./ Gazeta Sinjali/