Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë.
Nga aty, Krasniqi nuk la pa përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë. Aty, Krasniqi u uroi festën e Kurban Bajramit.
“Në emër te PDK-se uroj myftiun dhe përmes tij të gjithë anëtarët dhe besimtarët. Kjo është një festë që na e simbolizon solidaritetin dhe sakrificën. Në mënyrë të veçantë kujtojmë miqtë tanë që ndodhen në Hagë. Ua urojmë atyre prej këtu festën”, tha Krasniqi.
/GazetaSinjali/