image Krasniqi në Washington, zhvillon takime në Kongres, Senat dhe në Departamentin e Shtetit

Politikë

Krasniqi në Washington, zhvillon takime në Kongres, Senat dhe në Departamentin e Shtetit

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Zyra e komunikimit e PDK-së, ka konfirmuar raportmin e Sinjalit se Krasniqi në SHBA do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit, e po ashtu do të takohet edhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kreu i PDK-së gjithashtu do të ketë takime edhe në Kongres e Senat, ndërsa do ketë takime edhe në disa prej instituteve dhe think-tanks kryesore amerikane.

Para vizitës në ShBA, Memli Krasniqi në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë në Bruksel, për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian.

/GazetaSinjali/