image Krasniqi mirëpret të dërguarin special të Erdoganit për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për situatën aktuale

Politikë

Krasniqi mirëpret të dërguarin special të Erdoganit për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për situatën aktuale

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur në takim Sabri Demirin, të dërguarin e posaçëm të Ballkanit Perëndimor të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Krasniqi e Demiri folën për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, teksa kreu i PDK-së e uroi Demirin edhe për fitoren e presidentit turk, Erdogan

“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë”, ka shkruar në Facebook i pari i PDK-së.

/GazetaSinjali/