image Krasniqi: Krejt thonë kemi vija të kuqe me PDK-në, në fund përfundojnë me ne

Kosovë

Deklaratë/ Krasniqi: Krejt thonë kemi vija të kuqe me PDK-në, në fund përfundojnë me ne

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk ka deklaruar kurrë vija të kuqe me asnjë parti, anipse partitë e tjera thonë që kanë vija të kuqe me PDK-në e në fund përfundojnë me të.

“Ne s’kemi deklaruar kurrë vija të kuqe me askënd, është e vërtetë që kemi dallime të mëdhaja, por ne s’kemi thënë kurrë kështu, pavarësisht që të krejt thonë se kemi vija të kuqe me PDK-në e në fund përfundojnë me ne”, tha Krasniqi në Pressing.

Krasniqi gjithashtu tha se VV-së kjo që është duke i ndodhur është karma, pasi që ka përjashtuar shumë parti duke thënë se kanë vija të kuqe. Sipas tij, kjo është një gjë e mirë.

Ndërkaq, më tutje ai tha se të gjithë anëtarët e ish-LPK-së kanë përfunduar në Vetëvendosje./ Gazeta Sinjali/