image ​Krasniqi kërkesë krerëve shtetërorë: Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

Sociale

​Krasniqi kërkesë krerëve shtetërorë: Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

news image

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga viktimat që ka denoncuar publikisht dhunën seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një letre drejtuar presidentes Osmani, kryeministrit Kurti e kryetarit të Kuvendit, Konjufca, iu kërkoi që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Krasniqi-Goodman përmes një postimi në Facebook, tha se arsyetimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, është i duhur dhe iu kërkoi krerëve të shtetit që ta përkrahin këtë iniciativë për përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidale në njërën nga petalet e lulëkuqes.

“Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Krasniqi-Goodman nuk është më pjesë e kuvendit, pasi e njëjta ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

https://www.facebook.com/bucha.krasniqi/posts/pfbid0LVw3iSmQLKsa6Q1fpudKEqDvSzvueNTbVbejDt2gHTuoBqyQhgtHBCeJqEA5zZbXl

/GazetaSinjali/