image Krasniqi: KEDS-i kërkoi rritje për 7 për qind, ZRRE rekomandoi rritje për 42 për qind - Sinjali

Krasniqi: KEDS-i kërkoi rritje për 7 për qind, ZRRE rekomandoi rritje për 42 për qind

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se qeveria do ta kishte fshehur vendimin për rritjen e çmimit të rrymës përmes ZRrE-së po të mos kishte reaguar opozita.

“Unë besoj që mos të kish qenë PDK-ja, por edhe opozita nuk dua që të ia humbi kontributin pa dyshim, unë jam i bindur që qeveria e kishte kontrabanduar këtë vendim përmes ZRRE-së në mënyrë të heshtur, veç kur i kishim pa faturat që do t’i shohim sipas të gjitha gjasave në fund të shkurtit për muajin paraprak të rritura varësisht sa kemi harxhuar, se ata që janë nën 600 kilovat janë pakicë në Kosovë, këta mbi 600 do të befasoheshin nëse do ta dinin se çfarë na ka gjetur, ne e kemi ngritur ketë çështje tani.”

“Është keq me e citu veten, por ka një muaj që në Kuvendin e Kosovës ia kam thënë direkt kryeministrit dhe shumicës parlamentare që ju do ta rrisni rrymën për qytetarët e Kosovës, çmimin e rrymës dhe ju kam thënë që vetëm dy çështje kërkojmë prej juve; mos e ngritni rrymën dhe hajde punojmë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët e vendit tonë, për këtë do ta keni mbështetjen për asgjë tjetër nuk ju mbështesim, për rritje jo se jo dhe atëherë nuk e kanë diskutuar dhe tek atëherë ka filluar faza e diskutimit, ka qenë brenda afatit”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

I pari i PDK-së tha se rekomandimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 42% shkon në kundërshtim edhe me kërkesën e KEDS-it, ku kërkohej që rritja emergjente të ishte 7%.

“Kërkesa ka ardhur prej KEDS-it për rritje emergjente, sepse momenti kur kalohet një nivel i caktuar i çmimit ata kanë të drejt për të kërkuar rritje emergjente dhe unë nëse nuk gaboj kanë kërkuar rritje prej 7%, kjo ka ndodhur para se të bie nga funksioni blloku B2, ku i ka humbur Kosova nja 250-260 megavat  prodhim, në ndërkohë raporti që ka nxjerrë ZRRE kërkon rritje prej 42%, do të thotë në kundërshtim edhe me kërkesën origjinale.”

“Ky raport po ndodhë për shkak të kërkesës së KEDS-it,  sepse ndryshe raporti i rregullt i ZRRE-së duhet të ishte në prill, ky raport ndodhë sepse KEDS-i ka kërkuar me rrit çmimin e rrymës për 7%, jo me pasë bllok tarifa, por 7%, këta kanë shku kanë thanë jo 7 është pak, po 42 po e rrisim dhe pastaj ka telashe”, tha Krasniqi./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin