image Krasniqi: LVV-ja e LDK-ja na kanë çuar mesazhe për koalicion edhe kur s'merreshin vesh mes vete

Kosovë

Deklaratë/ Krasniqi: LVV-ja e LDK-ja na kanë çuar mesazhe për koalicion edhe kur s’merreshin vesh mes vete

news image

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se LVV-ja dhe LDK-ja e kanë ftuar PDK-në për koalicion edhe gjatë kohës kur nuk merreshin vesh ndërmjet vete për të bashkëqeverisur.

Krasniqi ka thënë se pavarësisht mesazheve, PDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jo vetëm tash, por edhe në fazën kur është pa që Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk janë në gjendje me bë koalicion”.

“Të jeni të sigurt që ka pasur mesazhe prej të dy palëve, por qëndrimi ynë ka qenë absolut që ne rrimë në opozitë”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/