Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se e ka përfunduar vizitën e tij në ShBA.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se vizitën e ka përfunduar duke bërë homazhe pranë varrezave të heronjve shqiptarë, vëllezërve Bytyqi.
“Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës.
“Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme”, përfundoi Krasniqi.